Interi ka marrë dje humbjen e parë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.
Zikaltrit janë mposhtur nga Bajer Leverkuseni me rezultatin 1-0 falë një goli të shënuar në minutën e fundit. Inzaghi ka shprehur përpara mediave keqardhje për mënyrën se si erdhi kjo humbje, por deklaroi se kjo disfatë nuk do të ndikojë rrugëtimin e tyre.
“Humbja nuk e ndikon rrugëtimin tonë, nesër ne do të vazhdojmë të jemi në 8 më të mirat.
E kemi kualifikimin në duart tona. Qartësisht që barazimi do të ishte i rëndësishëm, por jo vendimtar. Por duhet të bënim më shumë në fazën sulmuese dhe me më shumë cilësi.
Qartësisht nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira, kjo është e dukshme. Kishim një kundërshtar me shumë vlera. Goli i pësuar në atë mënyrë në minutën e fundit është një peng”, ka deklaruar Simone Inzaghi.