Real Madridit i është rritur “emergjenca”.
Klubi mbretëror spanjoll nuk po bëhet assesi rehat në këtë edicion sa u përket lëndimeve.
Një pas një, lojtarët kanë përfunduar në kontrolle mjekësore duke e lënë trajnerin Carlo Ancelotti pa shumë zgjidhje.
I fundit që e la fushën para kohe ishte Kylian Mbappe, i cili u lëndua mbrëmë në fitoren e “Los Blancos” ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve.
Lëndimet po bëhen një shqetësim në rritje për kampionin spanjoll e evropian.
Sipas mediave spanjolle, janë thyer të gjitha rekordet në shtëpinë madrilene sa u përket lëndimeve.
Numri i lëndimeve është rritur në 27 në këtë sezon deri tash, duke e tejkaluar kështu edhe numrin e ndeshjeve të zhvilluara nga “Merengues” në këtë edicion.
Kjo i bie se skuadra e “Don Carlos” është përballur me më shumë se një lëndim për ndeshje, duke e pasur parasysh se deri tash i ka zhvilluar 23 takime në të gjitha garat.
Natyrisht, kjo ka bërë që madrilenët të mos kenë rezultate të kënaqshme në këtë sezon deri tash edhe pse trajneri italian ka thënë se në fund do të jenë ata që do të festojnë.
Reparti më i goditur nga lëndimet është ai i mbrojtjes, ndërsa Ancelotti është munduar ta “harrnojë” ekipin duke vendosur lojtarë të caktuar në pozita të tjera, që s’janë natyrale për ta.