Sot përgatitjet për kualifikueset e Euro 2026, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Futboll

Sot përgatitjet për kualifikueset e Euro 2026, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:25
Lista

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë dy ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Europian “Futsal EURO 2026” ndaj Kazakistanit dhe Danimarkës më 13 dhe 18 dhjetor.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futsallit, Erind Resuli ka ftuar 13 futbollistë që do të japin kontributin e tyre në këto sfida kualifikuese. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Kazakistanit në orën 19:00, në “Tirana Olimpic Park”.

Më pas skuadra do të udhëtojë drejt Danimarkës, aty ku do të zhvillojë edhe përballjen e dytë ndaj danezëve më 18 dhjetor në ora 18:00.

Shqipëria e Futsallit është pjesë e grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

Ndeshjet e grupit do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe 10 skuadrat e para të çdo grupi do të kalojnë direkt në finalet e Kampionatit Europian të Futsallit, ndërsa tetë ekipet e dyta më të mira do të shkojnë në fazën play-off, ku ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të Futsallës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat