Guardiola jep lajmin interesant

Futboll

Guardiola jep lajmin interesant

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:28
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City do të jetë klubi i fundit që ai do të drejtojë në karrierën e tij si trajner, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të një kombëtareje në të ardhmen.

Spanjolli së fundmi ka nënshkruar një kontratë të re me City deri në verën e vitit 2027, çka do ta çojë atë në 11 vite në krye të skuadrës.

Guardiola ka fituar 15 trofe të mëdhenj që kur u bashkua me City-n në vitin 2016 dhe është raportuar gjerësisht se gjatë verës atij iu afrua mundësia për të marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë.

“Do të vijë një moment kur do ta ndiej se mjafton dhe aty do të ndalem, pa dyshim. Nuk do të bashkohem me një tjetër klub. Nuk po flas për një të ardhme shumë të largët, por nuk do të shkoj në një vend tjetër për të drejtuar një klub tjetër.

Nuk do të kisha energjinë. Tani jam ende këtu, por – të nisësh gjithçka nga fillimi, gjithë procesin e stërvitjes; jo, jo, jo.

Një Kombëtare? Mund të ndodhë, por është ndryshe. Nuk është çdo ditë, me ndeshje çdo tri ditë. Mendoj se do të duhet të ndalem. E imagjinoj veten si ata shefat e kuzhinës që shkojnë në vende të tjera për të parë si funksionojnë gjërat”, tha strategu spanjoll..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat