Ronaldo ngre lart 17-vjeçarin 'Messinho'

Futboll

Ronaldo ngre lart 17-vjeçarin 'Messinho'

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:31
Almeida de Oliveira Gonçalves

Me 15 gola dhe 9 asistime në 40 ndeshje mes kampionatit brazilian, “Copa do Brasil” dhe “Copa Libertadores”, viti 2024 shënoi konsolidimin e talentit të madh të Estêvão Willian Almeida de Oliveira Gonçalves, i njohur si "Messinho".

17-vjeçari i Palmeiras fitoi çmimin e lojtarit më premtues të kampionatit, megjithëse me një shije të hidhur për shkak të vendit të dytë të ekipit të tij, që humbi garën për titullin ndaj Botafogos.

Estevão do të transferohet në Londër në prill të vitit 2025, kur të mbushë 18 vjeç, për t’u bashkuar me Chelsea. Kjo lëvizje ka marrë miratimin edhe nga legjenda braziliane Ronaldo, i cili e krahasoi atë me një nga yjet më premtues të Europës:

"Është një lojtar i ri dhe me shumë talent. Është i ngjashëm me Lamine Yamal; së shpejti do të bëhet një yll i madh i futbollit. Ai është shumë premtues dhe, vetëm në moshën 17-vjeçare, mendoj se do të luajë për Palmeiras në Kupën e Botës për Klube, përpara se të kalojë te Chelsea"

Pritshmëritë për Estevãon janë të larta, ai tashmë është cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj të brezit të tij, me një të ardhme të ndritur në futbollin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat