Khedira lavdëron Mourinhon: Një lider unik

Futboll

Khedira lavdëron Mourinhon: Një lider unik

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:34
Khedira e Mourinho

Sami Khedira, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Juventusit, ka folur për eksperiencën e tij me José Mourinhon gjatë kohës te "Los Blancos". Në një intervistë për “Marca”, ai e përshkroi Mourinhon si një lider të jashtëzakonshëm, duke theksuar se stili i tij nuk mund të kopjohet nag askush tjetër.

Sipas Khedira, nën drejtimin e Mourinhos, skuadra e bardhë u transformua në një grup gladiatorësh, me disiplinë dhe mentalitet të palëkundur, çka i ndihmoi të rivalizonin fuqishëm Barcelonën e Messit dhe Iniestës.

Khedira gjithashtu ndau admirimin për mënyrën se si Mourinho përgatiste skuadrën për sfidat e mëdha dhe obsesionin për ta ndalur Messin. Ai përfundoi duke lavdëruar Mesut Özil si lojtarin më të veçantë me të cilin ka luajtur, duke shprehur keqardhje për largimin e tij nga klubi madrilen:

"Mourinho është një lider unik. Të jesh lider është stil jete dhe nuk mund të kopjohet. Nuk mund të kopjosh Mourinhon, Guardiolën, Klopp-in apo Ancelottin. Mund të marrësh shënime nga ajo që bëjnë për t’u përmirësuar, por në fund duhet të jesh vetvetja për të pasur lidership të natyrshëm.

Ndeshjet kundër Barcelonës së Messit, Iniesta dhe të tjerëve ishin sfida të mëdha, edhe për Real Madridin e atyre viteve. Kur filluam në vitin 2010, Barcelona ishte më e fortë. Brenda një ose dy vitesh, ne e eliminuam atë diferencë. Barça ishte më teknike, por ne kishim një mentalitet dhe disiplinë taktike…, ishim luftëtarë në fushë. Në çdo ndeshje ndiheshim si gladiatorët në Romë…

Mourinho ishte gjeni për këto ndeshje. Përgatitja e tij ishte fantastike. Padyshim, obsesioni i madh ishte të ndalohej Messi. Në fakt, ai obsesion ishte i të gjithëve, jo vetëm i Mourinhos. Kjo krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme para ndeshjeve. Ne e dinim se duhej të jepnim më shumë se 100%.

Lojtari më i veçantë për mua te Real Madridi ka qenë Mesut Özil. Dhe kjo u vërtetua me largimin e tij. Ditën që Mesut u largua, të gjithë i thoshim Florentinos: Pse po e shet?!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat