Hidhet shorti, Prishtina sfidohet nga Suhareka e Drita nga Dukagjini

Futboll

Hidhet shorti, Prishtina sfidohet nga Suhareka e Drita nga Dukagjini

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i së tetës së finales së Kupës.

16 skuadrat e mbetura i kanë mësuar kundërshtarët e tyre të kësaj faze, në kërkim të çerekfinales së kësaj gare prestigjioze të futbollit tonë.

Drita – Dukagjini dhe Prishtina – Suhareka, janë dy duelet që do t’i vënë përballë ekipet e Superligës.

Mrekullia Rilindja 1974, e cila e eliminoi Ballkanin në të 16-ën e finales, do të ketë punë me Ferizajn, kurse Llapi do t’i bëjë konak Vushtrrisë.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen para stinorit pranveror në Albi Mall Superligë.

Ndeshjet

Vëllaznimi – Gjilani

Feronikeli 74 – Prishtina e Re

Llapi – Vushtrria

Prishtina – Suhareka

Ferizaj – Rilindja 1974

Drita – Dukagjini

Dinamo – Malisheva

Trepça – Drenica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat