Trajneri i Ajaxit, Francesco Farioli ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së gjashtë të fazës së kampionatit të Ligës së Evropës kundër Lazios.
“Lazio po bën një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Ajo që është emocionuese është se është një ekip që arrin të mbushë dy zonat me shumë lojtarë. Kur ata sulmojnë e bëjnë këtë me egërsi të madhe dhe mbrojnë me shpirt të madh.
Përzierja e të gjitha këtyre së bashku e bën një lojë të vështirë dhe të komplikuar, por në të njëjtën kohë të bukur për t'u përjetuar. Gjëja që na bashkon më shumë është se filluam si jo favoritë dhe po bëjmë diçka të veçantë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i holandezëve.
Ndeshja Ajax-Lazio do të luhet të enjten në orën 21:00 dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar..