Mourinho: Guardiolën e respektoj, por dua drejtësi

Futboll

Mourinho: Guardiolën e respektoj, por dua drejtësi

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:52
Mourinho e Guardiola

Në prag të ndeshjes së Europa League kundër Athletic Bilbaos, José Mourinho i përgjigjet edhe një herë nga distanca Pep Guardiolës.

"Unë dhe Pep kemi punuar së bashku për tre vjet, ne e duam njëri-tjetrin. Nuk është e vërtetë që dua që ata të bien nga kategoria, është e vërtetë që dua drejtësi.

Skuadrat e vogla ndonjëherë mund të penalizohen nga FFP kur shkojnë përtej kufijve të 5-10 eurove, kam vuajtur edhe për shkak të kufizimeve kur kam qenë në Romë, por ne nuk kemi inate ndaj njëri-tjetrit”.

A ka mbaruar dueli në distancë? Jo. Mou iu rikthye akuzës, ai përdori fjalë të ëmbla për kolegun dhe rivalin e tij, por thelbi nuk ka ndryshuar. Tani topi i kalon sërish Guardiolës, i cili duhet t'i japë fund, ndoshta duke injoruar deklaratën e fundit të trajnerit aktual të Fenerbahçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat