Sulmuesi anglez, Michail Antonio ka bërë një aksident të rëndë fundjavën që lamë pas.
Antonio, është i shtrirë në spitalin e Londrës pasi që nga ky aksident pësoi një frakturë të gjymtyrëve të poshtëm.
Anglezit, i skadon kontrata në fund të sezonit dhe siç raporton “Daily Mail”, West Hami thuhet se do t’i vazhdojë kontratën sulmuesit të saj pasi të lirohet nga spitali.
Antonio, është pjesë e West Hamit që nga 2015 ku ka bërë 323 paraqitje dhe ka shënuar 83 gola që nga ardhja e tij, ku ka fituar “Conference League” në vitin 2023