E jashtëzakonshme, nis gjyqi për shantazhin milionësh ndaj familjes së Schumacherit

Futboll

E jashtëzakonshme, nis gjyqi për shantazhin milionësh ndaj familjes së Schumacherit

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 14:56
Michael Schumacher

Në Gjermani sot ka nisur gjyqi kundër tre të pandehurve për shantazh ndaj familjes së Michael Schumacher.

I pandehuri kryesor dhe djali i tij kanë rrëfyer para gjykatës se si ka ndodhur rasti dhe kanë pranuar fajësinë.

“Shkarkova skedarët dhe i kopjova në katër USB. I kërkova djalit tim të krijonte një adresë emaili që nuk mund të gjurmohej.

Në fillim ai e shihte veten më shumë si një ndërmjetës që kthente materialin.

Kjo ishte marrëzi.

Çfarë mund të them për këtë?. Materiali na erdhi nga një infermiere.

Mendova se mund të fitoja shumë para dhe e bëra. Ju lutemi tregoni familjes se më vjen vërtet keq për këtë që kamë bërë” ka thënë i akuzuari kryesor.

Në aktakuzë thuhet se shantazhuesi ka kërkuar 15 milionë euro, në të kundërtën do të publikonte fotot e Schumacherit.

]Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik tha se jo vetëm 900 fotografi dhe pothuajse 600 video të familjes janë sekuestruar, por edhe të dhënat mjekësore të digjitalizuara të Michael Schumacherit. Të dhënat janë jashtëzakonisht të ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat