Manchester United duket se edhe në afatin kalimtar të janarit, do të shpenzojë para të majme për të sjellë në ‘Old Trafford’ lojtar cilësorë.
Sipas medieve britanike, ‘Djajtë e Kuq’ janë hedhur në sulm për yllin e PSG-së, sulmuesin francez Randal Kolo Muani.
Man United assesi nuk po del nga kriza, andaj synon përforcime të reja në skuadër.
Tek skuadra anglez janë të bindur se me transferimin e mundshëm te Kolo Muani, do të ishte fundi i krizës së Man Unitedit.
Klubi anglez, siç raportohet tashmë ka bërë ofertën e parë zyrtare në adresë të PSG-së për sulmuesin francez.
70 milionë euro thuhet se është oferta e Man Unitedit për Kolo Muani.