Ylli i Milan-it, Christian Pulisic, ka folur për një temë delikate që ka lidhje me bashkëkombësit e tij në një intervistë të dhënë për The Athletic:
“Paragjykimi kundrejt futbollistëve amerikanë në Europë më tërbon. ndonjëherë e kanë bërë edhe para syve të mi. Vendimet e trajnerëve në përzgjedhjen ose jo të një futbollisti amerikan mund të jenë ndikuar edhe nga kjo.
“Një ditë do të më pëlqente të mund të them se kam pasur një rol të vogël ose të madh në ngritjen e futbollit amerikan në një nivel tjetër.
“Do të isha shumë krenar nëse do të arrinim në nivelet më të larta edhe me kombëtaren.
Duhet të arrijmë në futboll të njëjtin pozicion që disa legjenda amerikane kanë arritur në sportet e tjera”.