Rade Kruniç do të kthehet në San Siro, por këtë herë për të sfiduar Milan-in, ish-skuadrën e tij.
Kuqezinjtë do të presin Crvena Zvezda-n në javën e gjashtë të Champions League.
Mesfushori ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes për largimin e tij nga Milano.
“Nga momenti i largimit të Maldini-t dhe Massara-s, më pas edhe të Ibrahimovic, kam humbur shumë pika referimi dhe nuk ndihesha mirë.
“Nuk ndihesha i vlerësuar nga drejtuesit e ri si më parë. Zgjedhja ime nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë Kruniç.