Trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Kam hy në Vetëvendosje.
Do të jem kandidat për deputet.
Kam folur paraprakisht me klubin e Drenicës, e kanë ditur vendimin tim.
Nuk e di se a do të jem analist më tutje”, tha Sokoli.
“Profa” raportohet se ka aderuar në VV dhe do të jetë pjesë e listës për zgjedhjet e 9 shkurtit.