Trajneri spanjoll, Luis Enrique kishte qenë i lidhur me një largim nga PSG-ja.
Mirëpo kjo gjë është hedhur poshtë nga presidenti i skuadrës, Nasser Al-Khelaifi i cili ka mohuar largimin e tij.
“Luis Enrique do të qëndrojë me ne. Ne po ndërtojmë një projekt afatgjatë me të, ai e di këtë. Ai është një trajner shumë i mirë… Ne kemi trajnerin më të mirë në botë”, deklaroi Al-Khelaifi para kamerave televizive.
“Kjo ndeshje u jep shpresë të gjithëve. Në futboll nëse nuk shënon është e vështirë. Por unë kam qenë gjithmonë i sigurt.
Dy ndeshjet e fundit ndaj Manchester Cityt dhe Stuttgartit janë finale të gjithë e dinë këtë”, u shpreh Al-Khelaifi./