Jildiz: Mezi po pres

Futboll

Jildiz: Mezi po pres

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:58
Jildiz

Përveç Tiago Motës, para mediave u paraqit dhe talenti turk, Kenan Jildiz. Ky i fundit nuk i fshehu emocionet që ka përpara kësaj sfide të madhe.

“Jemi të emocionuar që do të luajmë një ndeshje të tillë, mezi presim. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe ne jemi përgatitur mirë.

Do të jap maksimumin”, shprehet fillimisht Jildiz, i cili jep më pas një vlerësim për sezonin e tij dhe dygolëshin ndaj Interit në ‘San Siro’.

Një notë për sezonin tim deri tani? Është një sezon i mirë, por unë gjithmonë mund të përmirësohem. Dygolëshi në ‘San Siro’ kundër Interit sigurisht që ndryshoi diçka, sepse shënimi ndihmon në rritjen e vetëbesimit. Pozicioni im në fushë? Unë luaj aty ku trajneri më thotë të luaj. Tiago Mota është një trajner i madh, i jam mirënjohës që kam mbështetjen e tij të vazhdueshme”.

Së fundmi, turku bën një reflektim mbi emocionin e të luajturit në Ligën e Kampioneve. “Liga e Kampioneve është një kompeticion historik, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe më kujtohen të dridhurat herën e parë që dëgjova himnin. Sot do të jetë një ndeshje e madhe. Sezoni është i gjatë, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, tha Kenan Jildiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat