Ka shumë komente në Serbi me veprimin e bukur në "San Siro".
Një veprim i bukur që kjo ka hapur shumë polemika të serbët.
Milani do të luajë në mbrëmjen e sonte kundër Zvezdës së Beogradit, për javën e 6-të të Champions League.
Italianët kërkojnë fitoren për të siguruar më tej kalimin në turin me eliminim direkt.
Dje, serbët kanë bërë stërvitjen e fundit në kuadër të takimit të sotëm.
Por qetësia nuk ka mbizotëruar në seancën stërvitore për shkak të një banderole.
Një pankartë e madhe me shkrimin Kosova ishte vendosur brenda në stadiumi me logon e Milanit.
Kjo gjë ka irrituar kampin e Cërvenës Zvezdës.
Lojtarët e Cërvena Zvezdës nuk janë ndier aspak komod në mitikun ‘San Siro’ dhe polemikat kanë plasur prej kësaj banderole edhe në rrjetet sociale.
Mediat serbe e kanë quajtur një provokim të madh këtë. Shqiptarët do të jenë në tribuna sot dhe do të përpiqen të bezdisin sa më shumë ekipin nga Beogradi, të cilët presin një mbrëmje jo të këndshme.