Mesjava nuk ka qenë edhe aq e mirë për zikaltrit e Interit, të cilët luajtën në Ligën e Kampioneve përballë Bajer Leverkusenit në transfertë në Gjermani.
Rezultati zhgënjyes në fushë, është shoqëruar me telashe logjistike pas ndeshjes.
Interi u mposht 1-0 me një gol në minutën e 90 të sfidës, në të cilën në fakt skuadra e Inzagit bëri shumë pak,
Zhgënjimi në fushën e lojës, u shoqërua me një surprizë të pakëndshme në aeroport.
Pak para nisjes së udhëtimit me avion drejt Italsië, u bë e qartë se avioni kishte pësuar një defekt teknik.
Kësisoj, ekipi bëri prapakthehu në hotel për të kaluar orët e mbetura të natës në Gjermani dhe lojtarët udhëtuan vetëm gjatë paradites së sotme drejt Milanos. Gjithsesi, Inzagi kishte caktuar që më parë një ditë pushim për ekipin, me stërvitjet që do të rifillonin vetëm të enjten për të përgatitur ndeshjen e fundjavës në kampionat kundër Lacios.