Zhegrova si spektator, spanjollët rishfaqen pretendentë!
Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve nisin me dy sfida shumë interesante që mund të përcaktojnë për skuadrat e përfshira edhe nëse do të vazhdojnë më tej në këtë turne apo jo.
Lila përballet me Sturm Grac në Francë, me Edon Zhegrovën i cili do të ndjekë ndeshjen nga tribuna për shkak të problemeve me një dëmtim që e la jashtë edhe në fundjavë në kampionat/ Francezët me një fitore sot do të bënin praktikisht formalitet vazhdimësinë në këtë turne ku kanë siguruar rezultate mjaft të mira.
Në sfidën tjetër, Atletiko Madrid përballet me Slovan Bratislavën dhe pas një serie ndeshjesh të dobëta, tani ka mundësinë që të bashkohet me grupin e pretendentëve për tetëshen e parë, nëse ia del të marrë pikët e plota.