Arda Guler është një nga lojtarët më premtues në futbollin europian, por po vuan minutazhin e pakët te Real Madrid. Mesfushori nuk po provohet aq sa pritej.
Carlo Ancelotti e pëlqen shumë si lojtar, por mendon se është ende herët që turku të marrë përgjegjësi. Ndryshe mendon asistenti i tij, Davide (i biri), i cili shpreson që Guler të luajë më shumë.
Pavarësisht spekulimeve për shitjen apo huazimin e tij në merkaton e janarit, gazetari Fabrizio Romano shkruan se Guler është plotësisht i përkushtuar për të qëndruar në Madrid.
Bayer Leverkusen ka qenë prej muajsh shumë i interesuar për mesfushorin, por duket se ka marrë një refuzim të qartë nga Los Blancos. “Aspirinat” e kërkonin Gulerin që kur ky i fundit luante te Fenerbahçe.