Sulmuesi i kombëtares vlerësohet lart në Everton

Futboll

Sulmuesi i kombëtares vlerësohet lart në Everton

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 18:31
Armando Broja

Iu duk sikur po përsëritej debutimi I tij në Premier Ligë.

Armando Broja ishte një I panjohur në 10 mars 2020, kur hyri në fushë 4 minuta para fundit duke zëvendësuar legjendën franceze, Olivie Zhiru.

Yllit të ri të Çelsit I qëlloi që këtë debutim ta bënte pikërisht ndaj Evertonit, ekipit ku debutoi këtë herë duke zëvendësuar sulmuesin kryesor Kalvert-Ljuin 7 minuta para mbylljes së kohës së rregullt.

Kanë kaluar më shumë se 4 vjet e gjysmë, dhe sulmuesi shqiptar hyri në fushën e stadiumin “Gudison Park” me këmbën e djathtë, në një lloj supersticioni se kështu do të ketë fat.

Një dëshirë që e ka vetë lojtari, familja e tij, por edhe tifozët kuqezinj, të cilët e konsiderojnë Brojën si talentin më të madh që ka kombëtarja sot për sot.

Debutimi I tij në ekipin e parë shkoi ndoshta më mirë sesa pritej.

Tifozët ishin të lumtur me paraqitjen e 23-vjeçarit edhe pse luajti rreth 10 minuta.

Mediat që janë pranë tifozëve shkruajnë se trajneri Shon Dajsh po mendon të ndryshojë sistemin e lojës, pra skemën taktike, për t’iu përshtatur Brojës, me kusht që ai të vazhdojë në nivele të tilla.

Ish-lojtari I Mançester Sitit, sot analist, Majkëll Boll, thotë se Dajsh mund të aktivizojë dy sulmues njëkohësisht, Kalvin-Ljuinin dhe Armandon.

Sipas tij, Evertoni mund të luajë me dy qendërsulmues, ose me Brojën si sulmues kryesor, ndonëse shqiptari hera-herës edhe mund të lihet në stol.

Natyrisht në 10 minuta nuk mund të nxirret një përfundim I saktë, por Broja shpreson që ai të kthehet në një legjendë te ekipi liverpulas, siç po bëhej tek Sauthemptoni, dhe siç janë shokët e tij në kombëtare, Myrto Uzuni I Granadës në Spanjë dhe Mirlind Daku tek Rubini në Premier Ligën ruse..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat