Galatasaray nesër do të jetë mysafir i Malmos në javën e 6-të të Europa League.
Turqit kanë shumë mungesa në ekip, ku ndër to është ehde lojtari i dëmtuar prej Rey Manajt.
Skuadra nga Stambolli zhvilloi sot seancën stërviore në kuadër të sfidës së Ligës së Europës.
Në trajnim nuk ishte i pranishëm Baris Alper Yilmaz, i cili mori një lëndim prej lojtarit të Kombëtares.
Manaj dëmtoi futbollistin turk në takimin e fundjavës në ligën turke.
Turqve nuk iu 'del inati' me lojtarin shqiptar!
Yilmaz ka marrë një shtrirje në ligamentet e brendhsme kolaterale në gju dhe gjendja duket e keqe.
Sulmuesi i Kombëtares i ka hequr kështu ‘luanëve’ të Stambollit një pjesë të rëndësishme të organikës që do t’ju mungojë shumë në transfertën suedeze.