Turqve nuk iu 'del inati' me lojtarin shqiptar

Futboll

Turqve nuk iu 'del inati' me lojtarin shqiptar

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 18:39
Pamje nga ndeshja

Galatasaray nesër do të jetë mysafir i Malmos në javën e 6-të  të Europa League.

Turqit kanë shumë mungesa në ekip, ku ndër to është ehde lojtari i dëmtuar prej Rey Manajt.

Skuadra nga Stambolli zhvilloi sot seancën stërviore në kuadër të sfidës së Ligës së Europës.

Në trajnim nuk ishte i pranishëm Baris Alper Yilmaz, i cili mori një lëndim prej lojtarit të Kombëtares.

Manaj dëmtoi futbollistin turk në takimin e fundjavës në ligën turke.

Turqve nuk iu 'del inati' me lojtarin shqiptar!

Yilmaz ka marrë një shtrirje në ligamentet e brendhsme kolaterale në gju dhe gjendja duket e keqe.

Sulmuesi i Kombëtares i ka hequr kështu ‘luanëve’ të Stambollit një pjesë të rëndësishme të organikës që do t’ju mungojë shumë në transfertën suedeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat