Tifozët e Real Madridit nuk duhet të presin transferime bombastike nga skuadra e tyre e zemrës në afatin kalimtar të janarit.
Pavarësisht pengesave të vazhdueshme dhe lëndimeve të shpeshta në Real Madrid, “Marca” ka raportuar se udhëheqja e klubit, e drejtuar nga Florentino Perez, nuk po konsideron ndryshime drastike në afatin kalimtar të janarit.
Nuk do të ketë vendime të mëdha në lidhje me skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi klubi dëshiron të fokusohet në nënshkrime të forta që do të përfitojnë të ardhmen e klubit në verën e ardhshme dhe nuk po kërkon zgjidhje të përkohshme.
Karlo Ançeloti mbetet i sigurt, duke besuar se skuadra mund të bëjë një hap të rëndësishëm përpara në vitin 2025, me kusht që të arrijnë të fitojnë ndeshjet e mbetura para pushimeve.
Kjo krizë e vazhdueshme e lëndimeve vazhdon të ushtrojë presion mbi skuadër, duke e lënë Ançelotin me opsione të kufizuara ndonjëherë. “Los Blankos” janë përballur këtë edicion me lëndime të shumta duke përfshirë edhe yjet si Tibo Kurtua, Vini Jr, Eduardo Kamavinga, Dani Karvahall e të tjerë.