Ilir Daja duhet të vendosë për sulmuesin kryesor

Futboll

Ilir Daja duhet të vendosë për sulmuesin kryesor

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 19:09
Dinamo

Dinamo nisi dje përgatitjet për derbin e së shtunës me Tiranën. Me grupin është stërvitur normalisht sulmuesi Tiago Nani, i cili pësoi një dëmtim në Laç dhe u ndërrua në fillim të pjesës së dytë.

Portugezi me shumë mundësi do të jetë në fushë nga minuta e parë edhe në derbi, pasi alternativat në sulm janë të kufizuara për trajnerin Ilir Daja. Mandela, edhe pse ka nisur vrapimet, ka pak gjasa që të rikuperohet në kohë për të shtunën.

Mungesë e sigurt është ajo e Dejvi Bregut, kështu që blutë pritet të luajnë kundër Tiranës si në javët e fundit, me Vilën, Nanin dhe Zabërgjën në sulm.

Edhe pse tjetër e skuadrës pritet të jetë e njëjtë me dy ndeshjet e fundit. Mund të ketë ndoshta vetëm një ndryshim në mesfushë, ku Qefalija mund të kthehet titullar, duke iu bashkuar Gudiabit dhe Tolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat