Prej kohësh Gennaro Gattuso si futbollist dhe tani si trajner dallohej nga mjekra në fytyrë, por më në fund i italiani i njohur ka ndryshuar imazh.
Pas 22 vitesh, Gattuso vendosi të rruaj tërësisht mjekrën pasi trajneri i Hajdukut të Splitit iu bashkua bamirësisë “Beard Action” që tradicionalisht mbahet në Dalmaci.
Është një aksion që grumbullon fonde për promovimin dhe përmirësimin e shëndetit të meshkujve.
Siç informojnë mediat kroate, janë mbledhur rreth 150 mijë euro për shoqatat për luftimin e kancerit në Split, Vinkovc dhe Pulë.