Gjermania nderon legjendën duke i ndryshuar emrin Superkupës!
Federata Gjermane e Futbollit dhe Liga Gjermane e Futbollit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur që të ndryshojnë emrin e Superkupës së Gjermane, e cila që tani e tutje do të jetë “Kupa Franc Bekenbauer”.
Lajmin e bënë me dije mediet gjermane, të cilat kanë njoftuar se nga finalizimi i marrëveshjes mungon shumë pak, vetëm disa detaje.
Edicioni i parë i trofeut me emrin e ri do të mbahet më 16 gusht të 2025-ës.