Ndeshja e sotme mes Juventusit dhe Manchester City merr një rëndësi shumë të madhe, për shkak të faktit se të dy ekipet janë larg pritshmërisë në Ligën e Kampioneve.
Të dy skuadrat janë në kuotën e 8 pikëve dhe një hap i gabuar për secilën, do të komplikonte ndjeshëm vazhdimësinë e tyre në këtë turne, përtej faktit që do të bënte thuajse të pamundur -renditjen në tetëshen e parë në fund të fazës në grup të përbashkët.
FORMACIONET ZYRTARE
Juventus (4-2-3-1) – Di Gregorio; Savona, Kalulu, Gati, Danilo; Turam, Lokateli; Jilldiz, Kopmainers, Konseisao; Vlahoviç. Trajner: Tiago Mota.
Manchester City: (4-3-3) – Ederson; Uoker, Dias, Gvardiol, Ljuis; De Bryjn, Gyndogan, Bernardo Silva; Doku, Haland, Grilish.
Trajner: Pep Guardiola.