​Zyrtare: Arabia Saudite organizon botërorin 2034

Futboll

​Zyrtare: Arabia Saudite organizon botërorin 2034

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Arabia Saudite ka fituar besimin e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës 2034.

Kështu u vendos në kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s, i cili u mbajt sot.

Zyrtarët sauditë kanë premtuar se Kupa e Botës do të jetë pjesë e një "udhëtimi transformimi të jashtëzakonshëm" për vendin.

Aplikimi saudit pretendon se vendi ka "parashikuar qasje në të drejtat e njeriut" përmes procesit të tenderimit dhe është i përkushtuar për "menaxhimin e rrezikut dhe maksimizimin e ndikimit pozitiv social gjatë turneut".

Në çdo rast, botërori 2034 duhet të mbahet në muajt e parë të vitit, kur klima në Arabinë Saudite është ende e tolerueshme.

Sauditët kanë premtuar të ndërtojnë 11 stadiume të reja në të cilat do të marrin pjesë 48 kombëtare. Botërori do të luhet në pesë qytete, nga të cilat kryeqyteti Riad do të ketë tetë stadiume të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat