Athletic Club de Bilbao është klubi i parë që siguroi matematikisht fazen e “nokautit” ne Europa League 2024-25!
Ekipi bask sigurisht që do ta mbyllë fazën e pare te mini-kampionatit në Top 24 pasi fitoi 2-0 jashtë fushe, duke mundur sonte Fenerbahce.
Humbja e dyte radhazi për Josè Mourinhon, i cili pas humbjes në derbin ndaj Besiktas, u mposht edhe nga Athletic Bilbao në ditën e gjashtë të Europa League.
Një sukses që u mundëson spanjollëve të kalojnë për një moment Lazion (luan nesër me Ajax) në krye të tabelës, me 16 pikë. Fenerbahçe mbetet e mbërthyer në 8 pike.
Ndeshja u vendos nga një dygolësh i shënuar në pjesën e parë nga Inaki Williams: goli i parë u shënua në minutën e pestë dhe goli i dytë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë vendësit mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Muldurit (dy kartonë të verdhë). Vendim që tërboi Jose Mourinhon.
Ne stadium edhe Ceferin, presidenti i UEFA-s, perkrah presidentit te Fenerbahces, qe ka vendosur duart ne koke dhe e ka vuajtur…