Nesër shorti, Adrian Mutu: Do të ishte mirë të mos takohem më me Kosovën

Futboll

Nesër shorti, Adrian Mutu: Do të ishte mirë të mos takohem më me Kosovën

Nga: K. Goca Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 19:31
Adrian Mutu

Ish futbollisti rumun, Adrian Mutu, ka zgjedhur grupin për Rumaninë, pra duke parashikuar Botërorin 2026.

“Do të ishte mirë të mos takohem më me Kosovën”, - ka thënë Mutu.

Adrian Mutu, ka qenë golashënuesi më i mirë i kombëtares rumune me 35 gola, sa ka edhe Gica Hagi.

“Kroacia nuk është më ekipi që ka qenë. Nga vazo 3 do të zgjidhja Slloveninë.

Nga vazo e 4-të, Luksemburgun dhe nga e 5-ta, Gjibraltarin”, tha Adrian Mutu.

“Nga vazo e 4-të, Kosova. Më mirë të mos e takojmë më këtë ekip. Përveç Kosovës, nuk ka asnjë”, tha më tej..

Shorti hidhet nesër në orën 12.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat