Xhamal Musiala është “Lojtari i Vitit” i Kombëtares gjermane të futbollit!
Xhamal Musiala është nderuar sot me çmimin “Lojtari i Vitit” i Kombëtares gjermane të futbollit.
Fantazisti i Bajernit të Mynihut ka marrë këtë çmim pas një votimi të bërë në llogarinë e Instagramit të Federatës Gjermane të Futbollit.
Musiala ka marrë 56% të votave ndërsa në vend të dytë dhe tretë renditen respektivisht Florian Virtz (38%) dhe Kai Haverc (6%).