Me debutimin e Armando Brojës javën e kaluar, me fanellën e Evertonit, Shqipëria u bë kombi i 50-të i ndryshëm që përfaqësohet nga klubi blu në Premier Ligë.
Kësisoj Broja ka hyrë në historinë e klubit të Evertonit si futbollisti i parë shqiptar që aktivizohet me këtë skuadër.
Kujtojmë që sulmuesi kuqezi debutoi me skuadrën angleze në duelin ndaj Uolves, ku blutë triumfuan pastër me rezultatin 4 me 0.
Tashmë shpresat janë të shumta, që Broja të gjejë edhe golin e parë me fanellën e Evertonit, duke lënë pas momentin e vështirë pas dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta..