Lojtari shqiptar sërish shënjestra e turqve, ndizen polemika të reja

Futboll

Lojtari shqiptar sërish shënjestra e turqve, ndizen polemika të reja

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 10:54
Rey Manaj dhe Baris Alper Yilmaz

Rey Manaj u bë një debat më vete në Turqi për shkak të faullit të shkaktuar ndaj lojtarit të Galatasarayt.

Tashmë, ka dal dhe audio e komunikimit midis VAR dhe arbitrit në fushë.

Kjo bisedë e publikuar në një prej mediave më të njohura në Stamboll ka hedhur pakëz ‘dritë’ mbi të vërtetën e akordimit për të verdhë apo të kuqe në sfidën e ligës turke.

Në komunikimin mes dhomës së VAR dhe gjyqtarit zhvillohet disa fjali të shkurtra. Në fillim nga dhoma thërrasin arbitrin e sfidës Sivasspor-Galatasaray dhe e rekomandojnë për karton të kuq. Më pas ‘referee’ kërkon një kënd më të qartë dhe pyet nëëse e kanë parë me vëmendje çastin kur Manaj prek Yilmaz.

Arbitri kërkon të sigurohet nëse sulmuesi i Kombëtares ka shtypur kyçin e këmbës së turkut apo jo. VAR tregon pamjet e tjera të disponueshme, ndërsa njëriu që vendos drejtësi rishikon faullin dhe bën me dije se Rey ka shkelur vetëm këpucët e lojtarit kundërshtar.

Si përfundim, VAR e lejon të marrë vendimin përfundimtar, gjë e cila i takon vetëm atij. Dhe siç dihet lojtari kuqezi ndëshkohet me karton, por jo përjashitm.

Fakti që u aludua për karton të kuq dhe arbitri nuk e mori këtë nismë të iniciuar nga video-sistemi ka rindezur ‘gjakrat’ në Superligën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat