Ish-trajneri i kombëtares kineze të futbollit për meshkuj, Li Tie, u arrestua për shkak se gjatë janarit 2020 dhe dhjetorit 2021 ka marrë mbi dhjetë milionë dollarë ryshfet.
Ai është dënuar me 20 vjet burg pas një gjyqi të gjatë për korrupsion.
47 vjeçari u deklarua fajtor në fillim të vitit 2024 dhe tha se kishte manipuluar disa ndeshje për të ndihmuar skuadrat e kategorisë së dytë që ai arriti të ngjiteshin në elitë. Ai gjithashtu pranoi se kishte blerë pozicionin e tij si trajner.
“Më vjen vërtet keq. Unë duhet të kisha mbajtur një kokë të ftohtë dhe të kisha ndjekur rrugën e duhur. Në atë kohë, disa gjëra ishin praktika të zakonshme në futboll”, deklaroi ai.
Li është një nga ish-futbollistët kinezë më të njohur.