Trajneri portugez Ruben Amorim e ka vlerësuar shumë fitoren 2-1 që skuadra e Manchester United arriti ndaj Viktoria Plzen në Europa League. Një fitore e rëndësishme me përmbysje nga ana e “djajve të kuq”, që rigjejnë disi qetësinë pas disa humbjeve radhazi.
“Mendoj se ekipi u përmirësua gradualisht gjatë lojës. Ne e kontrolluam lojën në pjesën e parë, por pa asnjë rast të madh.
Mungesa e shpejtësisë, mungesa e lëvizjes, kontrolli i topit ishin jo në nivelin që pritej, por më pas rikuperuam”, tha Amorim.
“Fusha ishte e vështirë për të krijuar lidhjen me sulmuesit. Viktoria nuk pati raste dhe në pjesën e dytë ne u falëm një gol. Për fat të mirë reaguam, e shtymë kundërshtarin në gjysmëfushën e tyre dhe më pas arritëm të shënonim”, shtoi Amorim
“Është një fitore e rëndësishme në këtë moment që po kalojmë. Është e rëndësishme të shikosh performancën, por fitorja është gjithmonë më e mirë për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh portugezi i Manchester United.