Fitorja e Fiorentinës dhe Lazios të dielën i prish javën Milanit.
Vendi i katërt është 9 pikë larg, po ashtu dhe i pesti, i cili mund të të çojë në Champions përmes Serie A. Lazio dhe Fiorentina janë me 31 pikë, Milani është me 22 pikë, por Baroni ka luajtur një ndeshje më shumë.
Juventusi është në kuotën e 27 pikëve. Milani është i shtati dhe duhet të garojë për të shpëtuar objektivin minimal. Tani për kuqezinjtë, të shikojnë nga Atalanta, Napoli dhe Interi, pra kreu, duket një utopi.
Në pesë vitet e fundit, Milani ka qenë gjithmonë në një situatë ndryshe.
Sezoni 2020-21: Milani në krye.
Sezoni 2021-22: Milani i dyti.
Sezoni 2022-23: Milani i dyti.
Sezoni 2023-24: Milani i treti.
Në vitin 2019, kur Milan kaloi nga Giampaolo tek Pioli, situata ishte e ngjashme me atë të tanishmen: -9 nga vendi i katërt. Kur e mendon kështu, është për t’u befasuar.
Trajneri portugez tani për tani nuk është në rrezik, por… klasifikimi është i vështirë dhe Milani duhet të marrë 9 pikë në Champions, të kualifikohet në 1/8 finale dhe të kthehet në formë për shkurtin. Sa i përket merkatos, do të ketë reflektime. Milani ka një nevojë për një mesfushor difansiv dhe klubi duhet të vlerësojë nëse do të shkojë përtej kursimit të zakonshëm të dimrit për të investuar dhe synuar të rikthejë të ardhurat e kualifikimit në Champions.
Ka një arsye optimizmi: kalendari. Milani do të luajë kundër Genoa-s (në shtëpi), Verona-s (jashtë) dhe Romës (në shtëpi), para Superkupës Italiane. Dhe në janar do të rinisë nga Cagliari e Como.