Egnatia po rikonstrukton stadiumin, i cili është pjesë e impianteve të cilat do të presin Europianin U-17 në verë. Stadiumi i jeshilzinjve ka marrë pamje të re dhe investimi është dinjitoz.
Presidenti Demrozi ka korrur në vite suksese të shumta tek rrogozhinasit dhe një ndër to është dhe stadiumi së fundmi.
Pas trofeve të fituar, presidenca e Egnatias nuk është mjaftuar me kaq por ka dashur që edhe infrastruktura të ndryshojë rrënjësisht.
Kujtojmë që në Rrogozhinë përveç tribunës përballë e cila është ngritur më lart dhe së shpejti do të pajiset me stola, janë instaluar edhe shtyllat e ndriçimit.
Kështu, në qytetin e vogël të Shqipërisë së Mesme do të mund të shihen ndeshje në mbrëmje për të parën herë në histori. Sigurisht, që arena e re do të ktheht në një qendër zbatimi për të gjithë komunitetin rrogozhinas.
Vlen për t’u përmendur që Egnatia është bërë edhe me një kompleks të ri prej kohësh në Lekaj. Aty ekipi stërvitet dhe trajnohet për takimet e Superiores.