Kualifikueset e Botërorit për Europën do të nisin në muajin mars të 2025 dhe do të përfundojnë në mars 2026, aty ku do të kulmojë faza “play off”.Pasi të ndahen ditën e sotme, 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra, formula është e tillë:
12 vendet e para do të kualifikohen direkt në Botëror, ndërsa 12 vendet e dyta do të shkojnë në fazën “play off”.
Kësaj faze do i bashkohen edhe katër ekipet e renditura më mirë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve për të shkuar numri në 16.
Më pas nga përballjet me një takim, katër ekipet më të mira do të shkojnë në Botëror, për të përmbushur 16 biletat që janë për kombëtaret nga UEFA që do të marrin pjesë në turneun e Kupës së Botës.