Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë shumë të mira për trajnerin e Milanit!

Futboll

Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë shumë të mira për trajnerin e Milanit!

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 14:11
Fonseca

Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë shumë të mira për trajnerin e Milanit!

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata do të qëndrojë të paktën 2 javë pushim, ndërsa anglezi Loftus Cheek do të ketë edhe një kontroll tjetër pas 10 ditësh. Por ai mund të qëndrojë 20 ditë pushim.

Kjo do të thotë se viti 2024 mund të konsiderohet i mbyllur për të dy lojtarët edhe pse mund të ekzistojë ndonjë shans që Morata të rikthehet për sfidën e fundit. dëmtimet e dy lojtarëve ndodhën në mesjavë, gjatë fitores 2-1 në Champions League.

Dy lojtarët i shtohen listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar, ku tashmë ndodhen Florenzi, Bennacer, Okafor dhe Pulisic. Stafi mjekësor i Milan do të synojë të rikuperojë Morata për ndeshjen ndaj Romës më 29 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat