Shorti i kualifikueseve të Botërorit 2026-të nuk ishte i favorshëm për Shqipërinë.
Kuqezinjtë e Silvinjo do përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
“Tre Luanët” padyshim janë rivali më i fortë dhe një nga pretendentët për të triumfuar në fund të këtij kompeticioni.
Edhe statistikat janë në disfavorin e Shqipërisë për shkak se në 6-të përballje, nuk ka fituar asnjëherë dhe nuk ka marrë asnjë barazime. Janë të gjitha humbje.