Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka komentuar grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
“E dinim që do të ishte e vështirë. Për ne çdo ndeshje do të jetë një finale.
Kemi një ëndërr, duam që të shkojmë përpara.
Përballja me Serbinë?
Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. E dimë historinë, por ne jemi profesionistë dhe mendojmë vetëm për futbollin. Ne jemi për të luajtur futboll dhe mendojmë vetëm për futbollin.
Nuk është e lehtë që të bësh llogari. Ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, më shumë se kundërshtarët, që të mund të kualifikohemi”, ka thënë mes të tjerash Silvinjo.