Shqipëria ka mësuar rivalët për kualifikueset në Kampionatin Botëror në futboll.
Shqipëria është në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkoviq, pajtohet me faktin se shorti i Zurich-ut e vendosi Serbinë në një grup jashtëzakonisht të vështirë, por thotë se fusha do të jetë kriteri i vetëm dhe se fituesi nuk do të dihet deri në raundin e fundit të kualifikimeve:
Stojkoviqi ka ndërruar mendjen për shqiptarët duke befasuar me deklaratë:
“Një grup shumë sfidues.
Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë.
Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Konferencës së Ligës.
Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera.
Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin.
Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike”..