Vendimi i Manchester City-t për të shitur Julian Alvarez është duke marrë kritika të shumta.
Qytetarët e larguan shpejt argjentinasin kur ai shprehu dëshirën për të ndërruar ambient nëse nuk do të kishte më shumë hapësira në ekip.
Sulmuesi u transferua tek Atletico Madrid për një shumë të madhe parash duke lënë një boshllëk të madh te City, sipas ish-futbollistit Paolo Di Canio.
Duke folur për Sky Italia, ai tha: “Gjëja serioze për mendimin tim është vlerësimi i gabuar i Julian Alvarez.
“Alvarez ishte dikush që i ndihmonte të gjithë me lëvizjet, asistet dhe golat e tij. Është mirë ta shesësh për 90 milionë euro, por ai duhej të zëvendësohej.
“Por Guardiola mendoi se mund ta zëvendësonte me një lojtar brenda ekipit. Ai nuk mendoi të blinte një lojtar të ri dhe ky ishte një gabim”.