Gjendja aktuale e dëmtimeve vazhdon e njëjta si më parë te Real Madrid. Los Blancos kanë probleme sistematike në këtë aspekt.
Sipas Relevo, Florentino Perez ka gjetur dy fajtorët.
Të paktën, sipas tij. Presidenti i klubit madrilen është i acaruar me situatën dhe mendon se këto gjëra janë të pafalshme.
Sipas tij, fajtorët janë Carlo Ancelotti dhe Antonio Pintus. Ky i fundit akuzohet për metodat e tij të stërvitjes që shkaktojnë probleme fizike për lojtarët.
Perez mendon se Don Carlo ka gabuar me disa lojtarë, duke i kërkuar me ngulm para kohe në fushë, edhe kur ata nuk kanë qenë gati.