Bayern largon 3 titullarët e sulmit me urgjencë!

Futboll

Bayern largon 3 titullarët e sulmit me urgjencë!

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 15:48
Bayern

Bayern është totalisht i pakënaqur me performancat e tre lojtarëve ofensivë të skuadrës, Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Leroy Sane.

Edhe pse kanë disa vite në Mynih, ata nuk e kanë kaluar kufirin për t’u konsideruar lojtarë të klasit botëror dhe nuk përbëjnë garanci për lojën e bavarezëve.

Bordi drejtues ka vendosur që t’i largojë në merkaton e verës së ardhshme. Sipas trajnerit Kompany, situata në skuadër mund të ndryshojë nëse këta lojtarë largohen, madje edhe me parametra zero.

Ata që konsiderohen të vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen janë Jamal Musiala dhe Michael Olise.

Bayern po mendon opsione të reja për të freskuar sulmin. Khvicha Kvaratskhelia, Nico Williams dhe Luis Díaz janë disa prej emrave që po shqyrtohen aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat