Për Pep Guardiolën derbi i Mançesterit mund të jetë një moment i mirë për tu rikthyer në rrugën e duhur.
Siti ka humbur shumë terren me rivalët për titull ndërsa edhe takimi i radhës paraqitet si mjaft i vështirë duke parë formën e dobët të të besuarve të Guardiolës.
Në konferencën e sotme për shtyp trajneri i Sitit është munduar që të këshillojë të tijtë përpara këtij takimi kyç.
“Është një ndeshje futbolli. Mund të shikohet me emocion nga tifozët dhe ka qenë shumë e veçantë vitet e fundit. Në këto lloj ndeshjesh sa më pak emocional bëhesh aq më mirë është”, tha Guardiola.
Junajtid në këtë sezon ka marrë vetëm 19 pikë, sasia më e vogël e pikëve e grumbulluara ndonjëherë nga “Djajtë e kuq” në epokën e Premier Ligës. Ndërsa Edhe Siti është në një moment negativ pasi që prej sezonit 2010-11 kurrë nuk kishte grumbulluar 27 pikë në 15 javë.