Tashmë është e qartë: Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Suedinë, Slloveninë dhe Kosovën në kualifikueset e Kampionatit Botëror në futboll.
Vetëm fituesi i grupit kualifikohet drejtpërdrejt në Kupën e Botës.
Nga këndvështrimi zviceran, sigurisht që nuk është një detyrë e lehtë.
Selektori i Zvicrësi, Murat Yakin, është optimistë.
Përveç Zvicrës, suedezët ndoshta kanë skuadrën më të mirë në grup, sidomos për shkak të dyshes sulmuese Isak & Gyökeres. Yakin thotë: "Ne kemi ende diçka për të bërë kundër Suedisë".
Sllovenët janë një kundërshtar serioz.
Yakin nuk dëshiron ta nënvlerësojë as Kosovën. "Ne nuk mund të fitonim tre ndeshjet e fundit", shpjegon ai për mediumin zviceran “20min”. Zvicra ka luajtur tre herë baras me Kosovën.