Dragan Xhajiqi nuk e përmend Shqipërinë por vetëm një kombëtare 

Futboll

Dragan Xhajiqi nuk e përmend Shqipërinë por vetëm një kombëtare 

Nga: K. Goca Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 16:26
Dragan Xhajiq

Shqipëria është në grup me Serbinë me të cilën u takuan me 14 tetor të vitit 2014 në Beograd, ku u ndërpre ndeshja në minutën e 41-të kur rezultati ishte 0:0 pasi që huliganët serbë futen në fushë dhe sulmuan futbollistët shqiptarë.

Kombëtarja e Serbisë do të luajë ndaj Anglisë, Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës në Grupin K në kualifikueset për Botërorin 2026. 
Vetëm fituesi i grupit do të shkojë drejtpërdrejt në kampionat që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, ndërsa nënkampionët do të shkojnë në play-off.

Dragan Xhajiq, kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, as që ka përmendur emrin e Shqipërisë që e ka në grup por vetëm një kombëtare.

Xhajiqi edhe një herë tregua dinak!

”Grupi është kërkues, nuk do të hyja nëse mund të ishte më e vështirë apo më e lehtë, ne thjesht e dimë se cili është qëllimi ynë dhe duhet të fokusohemi para së gjithash te vetja dhe përgatitja jonë. Është e rëndësishme që të jemi gati në çdo kuptim, psikologjikisht, fizikisht.

Anglia është sigurisht favorit, pavarësisht se me kë janë në grup, por ne mund të luajmë me ta.

E përsëris, e rëndësishme është që të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, të besojmë te vetja, cilësia që kemi.

Ne e dimë se çfarë duam, e dimë se sa mund të bëjmë, nuk mendoj se as të tjerët janë të lumtur me ne. Mund ta arrijmë qëllimin, gjithçka varet më së shumti nga ne”, - tha ai për faqen e FSS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat